Në Durrës plazhet ku turistet mund të pushojnë falas do të jenë më të shumta këtë verë.
Kryetarja e Bashkisë Emirjana Sako tha se 30% e plazheve do të jenë publike.
Kujdes të shtuar bashkia këtë sezon do të tregojë për higjenën e plazheve.
Ndaj ndotësve do te merren masa të ashpra.
Bizneset që kanë licenca për të operuar në plazhet private do të duhen të pajisen me vrojtues.
Sako tha se Durrësi vitin e shkuar priti 1 milionë turistë edhe ky sezon sipas saj do te jete mbare pasi 80% e hoteleve ne vijen e pare nuk kane dhoma bosh.