“Sezoni turistik në Shqipëri më i mirë se viti i shkuar”, Bello: Besoj që ka vërtetë ndryshim në cilësinë e shërbimit

schedule22:05 - 18 Shtator, 2024

schedule 22:05 - 18 Shtator, 2024

Zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Vilma Bello ka deklaruar në emisionin “Bardh a Zi” se sezoni turistik i 2024 ishte më i mirë se viti i shkuar Ajo ka thënë se beson që ka vërtetë ndryshim në cilësinë e shërbimit.

Sakaq, Bello ka theksuar se po punohet, një VKM ku qytetarët do të kenë hapësira më shumë publike për të pushuar.

“Unë besoj që ka vërtetë ndryshim në cilësinë e shërbimit. Po të kemi parasysh që turizmi është një sektor që kërkon edukimin e vetë në kohë. Sa më shumë ti mëshojmë edukimit dhe këtu kemi të bëjmë qoftë me peshën e asaj që kanë institucionet publike, qoftë me peshën që ka privati.

Këtu bëhemi bashkë të gjithë, nëse referuar shifrave ne kishim një situatë turistike, të një sezoni turistik në Shqipëri më të mirë se sa viti i shkuar. Ajo që ka prishur përceptimin dhe shpeshherë na ka çuar në përceptim negativ vetëm fjala ‘shezlong’. Këtu ka një qendrim për të cilën po punohet, një VKM që do të përmirësojë se cila do të jetë hapësira që do i lëmë publikut. Është më e madhe apo është më e vogël. Ajo që do të ndryshojë? Sigurisht, që qytetarët do të kenë hapësira më shumë publike. Sigurisht që hapësirat që zinin ato ‘beach-baret’ do të jenë më të lira”, u shpreh ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!