Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sezoni turistik në Lezhë/ Policia vendos 3165 masa administrative, pranga 19 drejtuesve të mjeteve

schedule13:03 - 30 Qershor, 2025

schedule 13:03 - 30 Qershor, 2025

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë rritur gatishmërinë dhe vigjilencën, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë, parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve, gjatë sezonit veror.👮🏻️👮️ 🚔

Gjithashtu, monitorojnë pandërprerë akset rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, të loguara dhe të paloguara, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti, si dhe parkimet e gabuara që bëhen pengesë për qarkullimin.

Gjatë muajit qershor, janë vënë në pranga 19 drejtues mjetesh, nga këta 9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 10 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.



Gjithashtu, janë ndëshkuar administrativisht në total 3165 drejtues mjetesh, konkretisht:

🏎️ 680, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;

🚧 1187, për parakalime të gabuara;

📱 122, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;

🏍️ 113, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

🔒 100, për mosvendosje të rripit të sigurimit;

️🥃 36, për drejtim të mjetit pas përdorimit të pijeve alkoolike;

🅿️ 399, për parkime të gabuara🚘🎞

📜528, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Kontrollet e shtuara nga Policia do të vijojnë, në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore e Lezhës apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor,🚦🚸 të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin dhe të mos drejtojnë automjetin në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!