Operatori turistik, Arben Çipi, në një lidhje me “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka folur për nisjen e sezonit turistik.
Çipa tha se ky vit pritet të jetë më i mirë sa i përket ardhjes së turistëve nga vendet e huaja, për shkak se tashmë pandemia është larguar.
Ai theksoi gjithashtu se Shqipëria ka rritur shumë cilësinë e shërbimeve dhe ka sjellë risi që nuk kanë qenë vitet e shkuara.
I pyetur nga moderatorja Xhokaxhi nëse do të ketë rritje të çmimeve këtë vit duke parë krizën që na ka rrethuar, Çipa tha se mund të ketë një rritje 5-10% sa i përket restoranteve dhe transportit, por hoteleria mendohet të jetë e palëvizur.
Pjesë nga biseda:
Xhokaxhi: Si është Saranda në këto temperatura të larta?
Çipa: Saranda është siç i takon, e bukur dhe me turistë. E ndiejmë klimën turistike, ku bulevardi është i mbushur me turistë të huaj.
Xhokaxhi: Kur themi turistë të pavarur, do të thotë nuk kanë më nevojë për agjenci?
Çipa: Është një fenomen i cili nuk ka funksionuar vitet e kaluara.
Xhokaxhi: Nga vijnë kryesisht?
Çipa: Janë nga Europa qendrore, spanjollë, francezë por edhe anglezë të cilët nuk e kanë njohur territorin tonë.
Xhokaxhi: Është nisur me këmbë të mbarë, po sa i takon prenotimeve?
Çipa: Tani në fakt ka patur një pauz me numrin e nivele të prenotimeve, por me sa shohim fillimi i muajit qershor do të jetë finalizimi i të gjithë charterave, dhe mendoj se do të jetë kompletuar puzzle i charterave. Mendoj se sezoni do të zgjasë deri në fund të muajit shtqattor, mendoj se do të jetë më mirë se vitin e kaluar.
Xhokaxhi: Çfarë ka ndodhur me ardhjen e turistëve të huaj? Tani ata po instalohen në Shqipëri?
Çipa: Në fakt Shqipëri tashmë është një destinacion turistik. Këtu flas gjithmonë për destinacione si Shëngjini, Durrësi, Vlora dhe Saranda. Sa i përket tureve ato vijojnë të jenë të njëjta.
Xhokaxhi: Holandezët që e panë se çfarë është Shqipëria do të shtohen?
Çipa: Duke patur marrëdhënie shumë të mira me reklamën, do të thoja se reklama më e madhe që mund t’i bëhej Shqipërisë ishte eventi i 3 ditëve më parë.
Xhokaxhi: Jugu i vendit veç detit të mrekullueshëm ofron edhe turizëm historik, çfarë kërkojnë turistët?
Çipa: Nëse Saranda e fokusimit turistik sa i përket detit, Saranda do të ishte shumë e varfër nëse nuk do të ofronte ture ditore, që janë turet që lidhen me rafting, me xhip-saffari, me zonat historike, me gastrononominë.
Xhokaxhi: E kam dëgjuar shpesh xhip-saffari por në mendje na vjen shkretëtira?
Çipa: Xhip-saffari i ofrohet çdo lloj forme, që do të thotë nëse një turist bëhet pjesë e një xhip-saffari nuk do të ketë mënyrë tjetër për të prekur brenda ditës disa zona.
Xhokaxhi: Ajo që kam vënë re verën e kaluar, turistët jepnin pamje të banesave të vjetra, që duket sikur preferonin më shumë të shkonin nëpër fshatra se sa të shkonin në hotel, të huajt kërkojnë më shumë këto tradicionalet?
Çipa: Ne turisti po na ndihmon të rizgjojmë, është ajo që kërkon turisti, këto që ju përmendet janë të domosdoshme që ne t’i rikthejmë në shërbimet tona.
Xhokaxhi: Mënyra e shërbimit besoj duhet të ketë ndryshuar shumë?
Çipa: Njerëzit evolojnë, industria e turizmit të imponon të kapësh ritmin e kohës. Nëse nuk i përgjigjesh turistit në gjuhën që ai kërkon, nuk do të jesh në gjendje të sigurosh të ardhurat. Shërbimet familjare janë përmirësuar.
Xhokaxhi: Ne kemi vite që ankohemi për çmime të larta në jug të vendit, këtë vit frika është më e madhe, çfarë çmimesh do na ofrojë jugu i vendit këtë verë?
Çipa: Duhet pohuar se çdo lloj krize i bie që konsumatori do i paguajë. Ne në fakt ë paktën në Sarandë mundohemi të qendrojmë me çmimet e viti të kaluar, por nuk përjashtohet një rritje 5-10% në restorante dhe në transport.
/Abcnews.al/