Sezoni turistik 2021 mbetet në pikëpyetje, Besnik Vathi: Nuk kemi ende asnjë panoramë të qartë

schedule16:33 - 23 Janar, 2021

schedule 16:33 - 23 Janar, 2021

Nga Erblina Mile

Pandemia penalizon turizmin edhe gjatë 2021.Vijimi i kufizimeve nga shtete Europiane ka lënë ende në pikëpyetje pushimet apo udhëtimet edhe  për këtë verë.

Përfaqësues i Shoqatës së Tur-Operatorëve Besnik Vathi shprehet se ende nuk kanë bërë asnjë planifikim me agjencitë të vendeve të tjera pasi ka paqartësi në lidhje me skemat e vaksinimit  apo lëvizjen e lirë.

“Në këto kushte as të huajt nuk janë në gjendje që të vendosin apo përcaktojnë data se kur mund të fillojnë po ashtu dhe ne nga ana jonë e kemi të vështirë që të përcaktojmë se kur mund të nisin udhëtimet”, është shprehur Vathi.

Sektori i Turizmit në Shqipëri rezulton të jetë më i dëmtuari nga pandemia.Vathi deklaron  se atë nuk kanë marrë asnjë mbështetje konkrete ndërsa  përftimi nga garancia sovrane është pothuajse  i pamundur

“Bizneset e turizmit nuk kanë përfituar dhe nuk kanë mundësi që të përfitojnë nga kjo garanci sovrane. Dhe sikur të shtyhet për 100 vjet nëse situata është e rëndë asnjë kriter nuk mund të plotësohet nga këto biznese”, ka thënë ai.

Turizmin dimëror në vend  e cilëson me  ndikim minimal për ekonomin. Ndërsa thekson se lëvizjet  kanë qenë  ditore ose për weekend  si  në vendet e rajonit ashtu edhe  brenda vendit.

Nga vlerësimet e Shoqatës së Tur-Operatorëve dëmi financiar nga ky sektor gjatë 2020 llogaritet të jetë rreth 1.8 mld euro nga rreth 2.3 mld eruo që turizmi sjell në total./abcnews.al