Sezoni i ri në Kosovë/ Drita i falet një adoleshenti , Gjilani shpëton në fund

schedule18:59 - 21 Gusht, 2021

schedule 18:59 - 21 Gusht, 2021

Sot ka filluar kampionati i Kosovës, aty ku të shumta janë skuadrat që do të tentojnë të rrëzojnë kampionët e Prishtinës nga froni.

Kujtojmë se risia e këtij edicioni është se për herë të parë do të aplikohet teknologjia VAR në ndeshjet e Superligës dardane.

Drita fitoi 2-1 në shtëpi ndaj Feronikelit. Triumf i vështirë për djemtë e Nuhiut, të cilët e panë veten në disavantazh në fundin e pjesës së parë.

Kiqina shënoi për miqtë nga Drenasi, por “Intelektualët” iu falën dygolëshit të Ardit Tahirit për të siguruar tre pikët e para.

 

Rezultatet e sotme

Sulmuesi 18-vjeçar ndëshkoi Feronikelin në minutat 77′ dhe 80′, festoi me shokët e skuadrës dhe i mundësoi Dritës ta niste mbarë sezonin e ri.

Drenica-Gjilani përfundoi në barazim 1-1, rezultat që u dhuroi nga një pikë dy skuadrave. Denisson kaloi vendasit përpara në pjesën e parë, por “Skifterat” evituan humbjen falë golit në minutat shtesë falë Dubovës.

I njëjti rezultat u regjistrua edhe në përballjen mes Llapit dhe Ulpianës, skuadër që ka ardhur nga divizioni i dytë. Argjend Mustafa kaloi miqtë në avantazh, por Alfer Firmino barazoi për ekipin nga Podujeva./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!