Koronavirusi ka ndryshuar shumë programin e ndeshjeve, kalendaret, eventet dhe sidomos përgatitjen e skuadrave. Pandemia detyroi që të ndalonte topi për të paktën 3 muaj, për t’u rikthyer vetëm përpara pak kohësh. UEFA ka vendosur përfundimisht për sezonin 2020/2021 të Champions League.
Sezoni aktual, që u ndërpre për shkak të koronavirusit, do të përfundojë në gusht, ndërsa pasardhësi do të nisë me 20 tetor. Finalja e madhe do të luhet në Stamboll. Kryeqyteti turk do të presë dy skuadrat më të mira në duelin e zjarrtë të 29 majit të vitit 2021.
KALENDARI I PLOTË
Edicioni 2020-2021 do të fillojë me 20 tetor, ndërsa finalja do të luhet në Stamboll me 29 maj.
Raundi i parë i fazës së grupeve – 20/21 tetor, 2020
Raundi i dytë i fazës së grupeve – 27/28 tetor, 2020
Raundi i tretë i fazës së grupeve – 3/4 nëntor, 2020
Raundi i katërt i fazës së grupeve – 24/25 nëntor, 2020
Raundi i pestë i fazës së grupeve – 1/2 dhjetor, 2020
Raundi i gjashtë i fazës së grupeve – 8/9 dhjetor, 2020
Raundi i 1/16 – Ndeshjet e para: 16/17 shkurt dhe 23/24 shkurt, 2021. Ndeshjet e kthimit: 9/10 mars dhe 16/17 mars, 2021
Çerekfinalet – Ndeshjet e para: 6/7 prill, 2021. Ndeshjet e kthimit: 13/14 prill, 2021
Gjysmëfinalet – Ndeshjet e para: 27/28 prill, 2021. Ndeshjet e kthimit: 4/5 maj, 2021
Finalja e madhe – 29 maj, 2021. /abcnews.al