Sezoni i parë i Lionel Messit me skuadrën e PSG, ka pasur uljet ngritje, por në përgjithësi ishte një sezon i dështuar për argjentinasin, i cili shënoi vetëm 11 gola dhe dha 14 asiste në 34 ndeshje.
Kritikat për sulmuesin nuk kanë munguar, pasi kanë vërenjtur te ai një mungesë dëshire për të luajtur dhe për të dhënë më të mirën ashtu si te Barcelona.
Në krah të 34-vjeçarit ka dalë pikërisht bashkëlojtari i tij , Neymar. Braziliani shprehet se lojtarët e PSG ende nuk e kanë kuptuar mënyrën se si luan Leo Messi.
“Leo i kaloi disa vite në Barcelonë, është e vështirë për t’u adaptuar këtu. Është e vështirë të ndryshosh ekip, qytet. Ai nuk erdhi vetëm, por me familjen, e cila po ashtu duhet të adaptohet. Gjuha është po ashtu ndryshe. Ka shumë faktorë”, deklaroi fillimisht përfaqësuesi brazilian në një intervistë për “Canal Football Club”.
“Është po ashtu stili i lojës së ekipit dhe lojtarët që nuk e kuptojnë mënyrën se si luan ai. Pra, të gjitha këto janë përcaktuese. Leo, Kylian Mbappe dhe unë jemi lojtarë që gjithmonë jemi gjykuar për paraqitjet tona, për statistikat, për titujt e fituar dhe për gjithçka”, përfundoi Neymar./abcnews.al