Mbrojtësi i Milanit, Simon Kjaer, duket se do të vazhdojë aventurën e tij në Milano. Danezi erdhi në merkaton e janarit në formë huazimi nga Sevilla, por me opsionin për ta blerë përfundimisht në fundin e këtij sezoni.
Sipas raportimit të “Calciomercato.com”, kuqezinjtë kanë mbetur të mahnitur nga paraqitjet e lojtarit dhe po e mendojnë seriozisht blerjen e tij. Nëse diçka e tillë ndodh, atëherë do të ishte një operacion me kosto të vogël ekonomike, pasi kartoni i tij kushton vetëm 3 milion euro.
Gjithsesi, këto janë vetëm zëra merkatoja, pasi drejtuesit do ta diskutojnë dhe me trajnerin e ri, Ralf Rangnick. Kjaer është në kontratë me klubin andaluzian deri në vitin 2021 dhe Sevilla po pret sinjalin e parë nga Milani, për ta larguar përfundimisht mbrojtësin danez. /abcnews.al