Sevilla, kapiteni, rekordi i Varane dhe Valverde: Zidane rrëfen gjithçka

schedule16:58 - 17 Janar, 2020

schedule 16:58 - 17 Janar, 2020

Pas Superkupës është radha e kampionatit dhe Real Madrid do të presë Sevillën në shtëpi ditën e nesërme (16:00). Zinedine Zidane e ka të qartë vështirësinë e kësaj ndeshje dhe kërkon përqendrim të madh të ekipit të tij.

Trajneri francez prek edhe tema të tjera në konferencën për shtyp. Elozhet për kapitenin Ramos dhe portierin Courtois nuk mungojnë, ashtu si edhe për Raphael Varane, i cili do të luajë ndeshjen e 300-të me fanellën e “Los Blancos”. Në fund një koment për kolegun Valverden, i cili u shkarkua nga Barcelona.

SEVILLA – “Nuk duhet ta ndryshojmë mentalitetin tonë, duhet të vijojmë me atë që po bëjmë. Fituam Superkupën dhe nuk ka nevojë për ndryshime. Jemi në formë të mirë dhe të përgatitur. Nesër përballemi me një nga skuadrat më të mira të kampionatit, nevojitet një performancë perfekte për të fituar. Duhet të jemi të përgatitur, pasi është një ndeshje shumë e vështirë”.

KAPITENI – “Ne e dimë se çfarë karakteri ka Sergio Ramos. Ai është një shembull, është lideri ynë. Sergio është një referencë për të gjithë, një shembull për t’u ndjekur”.

VARANE – “Jam i lumtur për të, sepse e dija potencialin që kishte dhe isha i bindur që do të arrinte në këto nivele dhe shifra. Shpresoj të vazhdojë në këtë mënyrë, nuk është pak të arrish shifrën e 300 ndeshjeve”.

VALVERDE – “Ndjej keqardhje për shkarkimin e tij, nuk është një ndjenjë e mirë. Ai është një trajner shumë i mirë dhe kam shumë respekt për të. Ne trajnerët e kemi të qartë se si funksionon kjo punë. E dimë që mjaftojnë dy humbje për t’u mbushur me kritika, më ndodhi edhe mua diçka e tillë para dy muajsh”.

COURTOIS – “Mendoj se e ka treguar që në fillim se është një portier i shkëlqyer. Ka qenë gjithmonë ndër më të mirët në botë. Ka kaluar disa momente të vështira që mund t’i ndodhin çdokujt, por ai ka vijuar të punojë dhe nuk është dorëzuar kurrë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!