“Sevilla di si ta menxhojë finalen”, Totti: Shpresoj që Dybala të kthehet, ai e dëshiron finalen

schedule16:21 - 24 Maj, 2023

schedule 16:21 - 24 Maj, 2023

Pas fitores së Conference League, vitin e shkuar, “verdhekuqtë” e Roma këtë fund sezoni janë në finalen e madhe të Europa League, ku përballë do të kenë “anadaluzianët” e Sevilla, në përballjen e madhe që do të zhvillohet të mërkurën e ardhshme në Budapest.

Në prag të kësaj ndeshjeje foli dhe legjenda e klubit “verdhekuq”, Francesco Totti, i cili fillimisht un ndal te dëmtimi i Pauolo Dybala, dëmtim ky që mund ta lërë argjentinasin jashtë finales së 31 majit.

“Ai është një lojtar i mirë, ai bën diferencën. Le të shpresojmë se ai mund të rikuperohet finalen e Europa League, ata do të bëjnë gjithçka dhe ai do të dojë të luajë”,- u shpreh ish-“bomberi” i Roma.

Më tej, Totti u pyet nga gazetarët për mënyrën se si mund të mposhtet Sevilla, me legjendën e sulmit që tha se nuk ka luajtuar kurrë kundër spanjollëve dhe nuk mund të japë një përgjigje konkrete për këtë pyetje.

“Pyetje e mirë, nuk kam luajtur kurrë kundër tyre dhe nuk mund të them. Sevilla e di se si ta menaxhojë këtë ndeshje, është një ekip i ndryshëm nga Roma, të cilët arrijnë për herë të parë në këtë  finale”,- tha në përfundim të fjalës së tij, legjenda e “verdhekuqve”. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!