Dëmtimi i Luis Suarez e detyron Barcelonën që të hidhet në merkato për t’i sjellë një sulmues trajnerit Setien. Uruguaiani do të mungojë gjatë dhe kampionët e Spanjës e kanë një ide për ta zëvendësuar.
Mundo Deportivo raporton se në krye të listës së dëshirave është Pierre-Emerick Aubameyang. 30-vjeçari nga Gaboni ka një kontratë deri në verën e vitit 2021 me Arsenal dhe nuk ka ndërmend të rinovojë.
Ideja e transferimit në Katalunjë e tundon, teksa Barcelona po përgatit një ofertë për kapitenin e “Topçinjve”. Aubameyang po zhvillon një sezon pozitiv në aspektin personal dhe këtë sezon numëron 16 gola të shënuar me ekipin londinez. /abcnews.al