Setien i jep shansin e fundit, francezi nuk largohet nga Barça

schedule16:38 - 1 Maj, 2020

schedule 16:38 - 1 Maj, 2020

Sulmuesi francez i Barcelonës, Oussmane Dembele, nuk do të largohet nga Barcelona. Siç raportojnë mediet iberike, strategu Quique Setien i ka komunikuar sulmuesit se bën pjesë në planet e tij dhe duhet të fokusohet që të rikthehet sa më shpejt në formën optimale.

22 vjeçari, i cili u transferua për plot 140 milion euro nga Bourussia Dortmund, ka vuajtur në Katalonjë, për shkak të dëmtimeve të shumta. Talenti i Dembele nuk vihet në diskutim, por forma e tij ka lënë për të dëshiruar.

Gjithsesi, Setien beson tek aftësitë e 22 vjeçarit dhe ka vendosur t’i japë dhe një shans tjetër për të impresionuar, që sipas medieve spanjolle, do të jetë shansi i fundit./abcnews.al