Këtë të premte, një ditë pasi PS mblodhi Asamblenë dhe kreu i qeverisë Edi Rama emëroi ministrat e rinj, dhe ndau detyrat për kabinetin e ri qeveritar, Kuvendi çeli këtë të premte dyert e sesionit të ri parlamentar.
Por, edhe kjo seancë nuk pati surpriza. Opozita vazhdoi me skenarin e vjetër, ku edhe këtë seancë të parë e nisi me tensione. Kreut të opozitën Sali Berisha, nuk i pritej që të nxirrte “dertin” e humbjes madhështore, kështu që nxitoi i pari për të marrë fjalën dhe si gjithnjë për të bllokuar foltoren. Pas tij, si përherë ishte Flamur Noka dhe kryetari i Grupit Parlamentar, Gazmend Bardhi.
Pas mbylljes së seancës, për të nisur përsëri pasdite, në orën 17:00, ku do të bëhet betimi i deputetëve të rinj, kryeministri Rama bëri një reagim në llogarinë e tij në “X”. Duke ironizuar sjelljen e opozitës në Kuvend, shkroi “Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra!”
“Diella pa parlamentin sot dhe sapo më tha: Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra! Si i bëhet e pyeta? Kurrë mos e pengo tha, kundërshtarin që po gabon”, ka shkruar Rama në “X”.
Diella pa parlamentin sot dhe sapo më tha:
Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra!
Si i bëhet e pyeta?
Kurrë mos e pengo tha, kundërshtarin që po gabon😬
— Edi Rama (@ediramaal) September 12, 2025
/abcnews.al

