Kuvendi nis sot, zyrtarisht punimet e sesionit të dytë të legjislaturës së 11-të. Megjithatë edhe këtë të hënë, në këtë sesion i ri nisi me programin e vjetër të opozitës.
Deputetët e opozitës, bllokuan foltoren e Kuvendit.
Pak më herët, u mbajt mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ku u diskutua për kalendarin dhe programin e punimeve për javët e ardhshme.
Për seancën e sotme, rendi i ditës parashikon vetëm anën formale të nisjes së punimeve, ku, krahas fjalës hapëse që pritet të mbahet nga kryeparlamentari Niko Peleshi, do të miratohet edhe kalendari dhe programi i punimeve./abcnews.al


