Barcelona përballet nesër me Huescan për La Liga. Para kësaj sfide në konferencë për shtyp doli trajneri i katalanasve, Ronald Koeman. Holandezi foli për gjendjen e skuadrës dhe thashethemet për zëvendësimin e tij.
“Skuadra po bën mirë, djemtë kanë shumë dëshirë. Do luajmë në një ditë të çuditshme, të hënën në darkë, duke ditur të gjitha rezultatet e kundërshtarëve. Nuk kam folur shumë me Laportan, kemi biseduar shkurt gjatë udhëtimit në Paris. Duhet të takohemi, tani është koha për të folur.
De Jong dhe Messi janë një karton larg pezullimit, por nuk do mendojmë në këtë drejtim. Nuk mund të themi se ndeshja ndaj Huesca është më e lehtë se ajo e ardhshmja (Real Sociedad). Ndeshja që kemi para është më e rëndësishmja.
Fjalët për Nagelsmann? Reagimi i tij ka qenë shumë i mirë, po kjo çështje nuk është shumë interesante. Nuk do i përgjigjem emrave të lojtarëve apo trajnerëve që nxjerrin gazetarët. Duhen mbushur faqet e gazetave çdo ditë, gjë që nuk është e lehtë. Unë kam kontratë këtu dhe ju mund të vazhdoni.
Së pari duhet të fitojmë nesër, por po e ngushtojmë diferencën. Është fakt se ne jemi përmirësuar dhe nuk ka asnjë ndeshje të lehtë. Të gjithë duan të arrijnë objektivat e tyre. Ne nuk mund të dështojmë më shumë. Atletico dhe Real Madrid janë në garë”, u shpreh Koeman. /abcnews.al