Serwer sqaron deklaratën për ndarje në rajon, çfarë do të ndodhë me Kosovën?

schedule16:01 - 21 Janar, 2022

schedule 16:01 - 21 Janar, 2022

Eksperti amerikan dhe profesori i Universitetit “John Hopkins”, Daniel Serwer, në një shkrim të publikuar në platformën e tij “peacefare” më datë 19 janar, ka thënë se rajoni i Ballkanit Perëndimor do të ndahet sepse “ ajo është rruga që Moska dhe Beogradi e duan”, shkruan Gazeta Express.

Serwer në këtë shkrim ku ka analizuar raportin e fundit të Edward Jospehit dhe disa autorëve të tjerë , ka theksuar se pyetja është se ku do të vizitohen vijat e kësaj ndarje.

Një deklaratë e tillë e Serwer ka marrë vëmendje të madhe.

Gazeta Express është interesuar për detaje shtesë lidhur me këtë deklaratë të Serwer, duke e pyetur këtë të fundit për një shpjegim më të detajuar.

Eksperti amerikan thotë se bëhet fjalë për dy shtete të rajonit, Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën, që sipas tij, nën udhëheqjen aktuale po shkojnë drejt një rrugë që nuk do të zgjedhin orientimin drejt Perëndimit.

Sa i përket Republikës së Kosovës, Serwer thotë se Kosova ka bërë zgjedhjen e saj për Perëndimin, bashkë me Shqipërinë e Malin e Zi, derisa shton se problematike mund të jetë çështja e komunave veriore më shumicë serbe.

“Maqedonia dhe Shqipëria tashmë e kanë bërë të qartë zgjedhjen e tyre për Perëndimin. Mali i Zi gjithashtu, por një zgjedhje e tillë është duke u kontestuar brenda. Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nën lidershipin aktual janë të destinuara për të mos e zgjedhur perëndimin, sepse të së pari pretendohet “neutralitet” dhe së dyti autoritetet e saj nuk mund të bien dakord. Kosova në pikëpamjen time vetëm e ka zgjehdhur tashmë Perëndimin. Çështja është se sa do të arrijë t’i mbajë komunat veriore me shumicë serbe. Unë sigurisht shpresoj që do t’i mbajë”, ka thënë Serwer për Gazetën Express.

Serwer thotë se një qëndrim i tillë i tij është si rezultat i leximit aktual të situatës dhe zhvillimeve në rajon dhe më gjerë./Express

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!