E ftuar në emisionin “Log.” në ABC, juristja dhe aktivistja Mirela Jorgo ka deklaruar se nuk i kupton shumicën e njerëzve të cilët thotë që shkojnë deri në servilizëm ndaj SHBA. Duke komentuar luftën me Rusisë dhe Ukrainës, Jorgo, tha se Putin është një udhëheqës i vendosur dhe merr atë që do.
Ajo u shpreh se Perëndimi merrej me çështjet e klimës kur Putin forconte vendin e tij. Ndërkohë e pyetur nëse Shqipëria duhet të heq dorë nga NATO, sipas Miral Jorgos, tani nuk del dot nga Aleanca.
“Shoh një adhurim deri në servilizëm ndaj SHBA. Pa kuptuar se pse nuk e shohim të vërtetën. Shoh një armiqësi. Se Rusia ka pasur rol grabitqari në fakt. Dhe historia e ka treguar një gjë të tillë. Putin është udhëheqës i vendosur, për të marrë atë që do. I solli lavdi Rusisë. Pati një largpamësi dhe strategji për ekonominë ruse. Zhvilloi vendin me naftën dhe gazin apo edhe drithin. Dashuria e madhe për vendin për ta forcuar nga ana ushtarake. Se bota merrej me LGBT dhe Greta Thumberg me çështjen klimatike . Putin forcohej dhe nuk hoqi dorë nga strategjia e tij për vendin dhe për të qenë lideri që është sot . Pra Perëndimi nuk e shikon me sy të mirë.”
“ Shqipëria edhe po të doje të dalë nga NATO nuk del dot. Menduam se do hamë me lugë floriri. Por ne kemi përfunduar në një njësi ekonomike që jemi protektorat i NATO-s. Si të duam ne? Nuk është më në dorën tonë. Sanksionet nuk do dëmtojnë vetëm Rusinë por edhe vetë ata që i vendosin”- tha juristja. /abcnews.al/