“Servilë, lëpirësa..”, busti i Mbretëreshës Elizabeth në Kukës indinjon Kreshnik Spahiun, nuk i del inati me shqiptarët

schedule16:55 - 19 Shtator, 2022

schedule 16:55 - 19 Shtator, 2022

Ish-kreu i Partisë Kuqezi tashmë në mërgim, Kreshnik Spahiu, ka mbajtur ditën e sotme brenda pak orësh dy qëndrime krejtësisht të kundërta në lidhje me vendosjen e bustit të Mbretëreshës së Britanisë së Madhe Elizabeth II në qytetin e Kukësit.

Në postimin e para Spahiu shihet mjaft i indinjuar ndërsa shkruan se është fyerje për familjen Mbretërore por edhe për vetë figurën e Mbretëreshës, për mënyrën se si është ndërtuar busti i saj.

Kreshniku e cilëson të pafalshme që të prodhohet brenda 24 orësh portreti i Mbretëreshës, i një figure kaq të lartë për Mbretërinë e Bashkuar por edhe për shqiptarët që e shohin tashmë si vendin e ëndrrave, pasi sipas tij materiali i përdorur ishte allçi.

Madje sipas Spahiut këto lloj karikaturash as që duhet të ekzistojnë e jo më të vendosen nëpër qendra qytetesh pa aprovimin e familjes, ndërsa i cilëson ata që bënë ndërtimin dhe vendosje e bustit në qytetin e Kukësit si servilë e lëpirësa.

Postimi i parë i Spahiut:

ÇUDIRA SHQIPTARE:

Kukës vendoset dhe hiqet brenda 10 minutash busti mbretëreshës Elisabeth. Jemi shteti më qesharak në botë. Mungesë serioziteti brenda vetes dhe jashtë.

Mungesë respekti për një personalitet botëror. Për 24 orë prodhojnë në allçi një portret, sikur të jetë qese patatinash.

Si mund të lejohen këto karikakatura pa aprovimin e familjes, komunitetit dhe shtetit që përfaqëson?

Servilizëm me moton: “Kush do lëpihet i pari”

Injoranca s’ka kufi …..

Ndërkohë në një status të dytë Kreshiku shfaq edhe një lloj xhelozie ndaj bashkëpatriotëve të tij shqiptarë, pasi i duket e palogjikshme që një Mbretëreshe të një vendi tjetër t’i bëhet bust brenda 7 orëve, në një kohë që kanë 70 vjet që ofendojnë e fyejnë figurën e Mbretit Ahmet Zogu.

Postimi i dytë i Spahiut:

70 vjet baltosën Mbretin e Shqipërisë.

Për 7 orë i bën bust Mbretreshës Anglisë?

/Abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!