Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Serveri i 21 janarit, i rikuperuar”, Mahmutaj: Kjo është bërë nga ekspertët amerikanë

schedule23:52 - 20 Nëntor, 2025

schedule 23:52 - 20 Nëntor, 2025

TIRANË- Gazetari Fatos Mahmutaj, i ftuar në emisionin “Ora e Fundit”, deklaroi se serveri i kamerave të Kryeministrisë, i cili përmban pamjet e 21 janarit 2011, është rikuperuar pothuajse tërësisht nga SPAK, me ndihmën e specialistëve amerikanë.

Sipas Mahmutajt, rikuperimi i këtij serveri mund të përbëjë provë kyçe në hetimin e ngjarjes ku mbetën të vrarë katër protestues.

Ai tha se materiali i rikuperuar përfshin pamje dhe audio nga të gjitha kamerat e Kryeministrisë gjatë ditës së ngjarjes.



Duke komentuar pritshmëritë nga procesi gjyqësor, gazetari shprehu bindjen e tij se Sali Berisha do të përballet me drejtësinë për rolin e tij të pretenduar në ngjarje.

“Serveri është rikuperuar pothuajse i gjithi. Nga ekspertët që janë thirrur nga SPAK. Amerikanët kam përshtypjen se e kanë rikuperuar serverin. Ai përmban të gjitha të vërtetat e 21 janarit. serveri është lidhur me kamerat dhe audiot me të gjithë kamerat e kryeministrisë. Serveri i ka të gjitha të rikuperuara.Berisha do të gjykohet si organizatori i vrasjes dhe drejtuesi i organizatës kriminale, që ka qëlluar mbi njerëzit.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!