Ushtria e Libanit deklaroi se hodhi gaz lotsjellës ndaj ushtarëve izraelitë në përgjigje të sulmit të këtyre të fundit me bombola tymi në rajonin Bastra të Libanit jugor.
Forcat e Armatosura Libaneze thanë në një deklaratë se izraelitët “kanë thyer vijën e tërheqjes dhe qëlluan me bomba tymi në një patrullë që po shoqëronte një buldozer që rrafshonte argjinaturën që Izraeli kishte ndërtuar në veri të asaj linje”, në Bastra.
Patrulla “iu përgjigj sulmit duke gjuajtur gaz lotsjellës” dhe “i detyroi izraelitët të tërhiqen në territoret e pushtuara palestineze”.
Andrea Tenendy, një zëdhënës i UNIFIL, forca paqeruajtëse e OKB-së në rajon, tha se “ka tensione sot. UNIFIL është në kontakt me palët për të ulur tensionin dhe për të parandaluar keqkuptimet. Aktualisht jemi në terren, duke monitoruar situatën dhe duke u përpjekur të rivendosim qetësinë.’