Vijojnë të jenë të larta shifrat e të infektuarve me Covid në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitiv me Covid 194 raste të reja duke e çuar në 7 846 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 449 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 194 raste pozitive”, ka thënë kreu i IKSHPK Naser Ramadani.
Numri total i rasteve pozitive është 7.846 raste nga 35.570 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 196 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 138 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.267 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.383./abcnews.al