Sërish shifra të larta të infektuarish me Covid, konfirmohen 74 raste të reja

schedule10:33 - 5 Korrik, 2020

schedule 10:33 - 5 Korrik, 2020

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 74 raste me koronavirus në vendin tonë dhe 2 persona kanë humbur jetën.

Mësohet se 22 raste janë në Tiranë, 12 në Krujë, nga 8 në Pukë dhe Berat, 4 në Vlorë, nga 2 në Shkodër, Durrës, Kurbin, Kavajë, Kamëz, Përmet, Malësi e Madhe dhe nga një rast në Lushnjë, Gjirokastër, Pogradec, Dibër dhe Kolonjë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 392 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 74 raste pozitive.

LEXO EDHE:Rritet numri i viktimave, humbin jetën 2 pacientë me COVID-19

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 22 raste në Tiranë, 12 në Krujë, nga 8 në Pukë dhe Berat, 4 në Vlorë, nga 2 në Shkodër, Durrës, Kurbin, Kavajë, Kamëz, Përmet, Malesi e Madhe dhe nga një rast në Lushnje, Mallakastër, Gjirokastër, Pogradec, Dibër, Kolonjë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 20 qytetarë, duke e çuar në 1657 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1160 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Që prej fillimit të pandemisë në Shqipëri janë regjistruar gjithësej 2893 raste, prej të cilave 76 kanë rezultuar me humbje jete.

COVID-19 – Statistika (5 Korrik 2020)

Testime totale 28801

Raste pozitive 2893

Raste të shëruara 1657

Raste Aktive 1160

Humbje jete 76 (Qarku Tiranë 43, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 11, Kukës 1, Elbasan 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   449

Durrës                  205

Shkodër               169

Vlorë                     119

Lezhë                    60

Fier                        48

Korçë                    36

Kukës                    20

Elbasan                 16

Berat                     16

Gjirokastër         13

Dibër                     9./abcnews.al