Sërish raste poziteve me Coronavirus në Serie A. Këtë herë janë tre dhe janë nga klubi i Atalantës.
Klubi bergamask kishte planifikuar që sot të fillonte pregatitjet për sezonin e ri, por jo gjithçka ka shkuar sipas planit. Lojtarët dhe stafi iu nënshtruan një ditë më parë testeve të Covidit, ku tre lojtarë kanë rezultuar pozitiv.
“Atalanta njofton se mbas testeve rezultojnë tre lojtarë pozitiv. Që të tre lojtarët janë pa simptoma dhe ndodhen në izolim nën kujdesin e mjekëve,” është deklarata zyrtare e klubit. Kjo ishte hera e parë që Atalanta grumbullohej sërish që nga humbja 1-2 në çerekfinale në Champions League kundër PSG-së. /abcnews.al