Sërish probleme muskulore, Pioli humb titullarin para Veronës

schedule22:35 - 5 Mars, 2021

schedule 22:35 - 5 Mars, 2021

Mesfushori i Milanit, Hakan Calhanoglu, nuk është ende gati për të luajtur. Sipas raportimit të “Sky Sport Italia”, turku do ta humbasë duelin e së dielës me Hellas Veronën për shkak dëmtimi.

Kujtojmë që 27-vjeçari mungoi edhe në sfidën me Udinesen para dy ditësh, por mesa duket mungesa e tij do të jetë më e gjatë. Pritet që Hakan t’i nënshtrohet disa testeve të tjera të hënën, për të kuptuar më mirë dëmtimin muskular që ka.

 

Hakan Çalhanoglu

Calhanoglu është një nga lojtarët më të rëndësishëm të formacionit të Piolit, ku deri më tani numëron 21 ndeshje në Serie A. Lojtari ka shënuar 1 gol e ka asistuar nëntë herë për shokët e skuadrës si dhe vazhdon të jetë në negociata me drejtuesit e kuqezinjve për rinovimin e kontratës. /abcnews.al