Në Greqi, vijon numri i lartë i infektimeve me covid-19. Mësohet së gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë Greqinë janë infektuar 2800 persona. Ndërkohë po gjatë kësaj periudhe kanë humbur jetën 12 persona. Sipas mediave greke prej personave të infektuar 192 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën dhe ndodhen në intubim.
Kujtojmë se ditën e djeshme në Greqi pati 2856 raste të reja infektimesh ndërkohë që humbën jetën 16 pacientë.
E gjendur në këtë situatë, Greqia ka vendosur shtetrrethimin gjatë natës si dhe ka ndaluar muzikën në dy ishuj të njohur turistikë. Vendi fqinj, që po përpiqet të ngrejë në këmbë sektorin e turizmit të goditur rëndë nga pandemia dhe është duke u përballur po ashtu edhe me zjarre të shumta gjatë valës së të nxehtit. Kufizimet janë vendosur në ishullin Zakynthos dhe në qytetin Chania në Kretë dhe do të hyjnë në fuqi duke nisur nga e premtja e deri më 13 gusht. e.l /abcnews.al/