Nesër zhvillohet takimi i rradhës i “Open Balkan”. Edhe këtë herë do të mbahet në Serbi.
Takimi i fundit u zhvillua po në Beograd me 4 nëntor mes presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, kryeministrit Edi Rama. Në takim nuk ishte i pranishëm dhe kreu i ekzekutivit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pasi dha dorëheqjen për shkak të humbjes së zgjedhjeve lokale. ai u zëvendësua nga Nikolla Dimitrov.
Në këtë takim ku sërish u ulen në tryezën e ‘Open Ballkan’ vetëm Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut u deklarua se nga Janari i 2022 do të nisin të zbatohen marrëveshjet për thjeshtimin e procedurave doganore që do të firmosen në fund të Dhjetorit.