Sërish ndryshim në Kodin Zgjedhor/ PS-PD në negociata për ndryshim afatesh për votën e diasporës

schedule15:35 - 10 Janar, 2025

schedule 15:35 - 10 Janar, 2025

Ndërsa parlamenti është ende në periudhë pushimi, këto ditë të para janari PS dhe PD kanë lëvizur gurët për të favorizuar atë që do të përbëjë testin e këtyre zgjedhjeve, realizimin me sukses të votës së diasporës.

“Di që janë në negociata.”

Përfaqësuesit e dy partitë më të mëdha politike, ato që miratuan korrikun e shkuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, janë në negociata për të ndërhyrë sërish në ligj, për disa afate që KQZ-ja i ka parë me shqetësim dhe prekin votën e diasporës.

“Kemi shpallur publikisht se kërkesat e arsyeshme që shkojnë në favor të transparencës dhe mundësisë së votës së diasporës do miratohen nga ne, qoftë edhe në rast se do duhen ndryshime të tjera ligjore. Ne e kemi shprehur në cilin stad se janë këto ditë dhe po negociojnë.”

Afatet që duhen ndryshuar kanë të bëjnë regjistirmin e forcave politike, koalicioneve e kandidatëve, me disa javë, për ti lënë më shumë kohë postës që të kryejnë procesin e cuarjes së fletëve të votimit, tek emigrantët që do të duan të hedhin votën në parlamentaret e 11 majit.

“Ne i kemi dhënë përparësi absolute votës së diasporës.”

Këto ndryshime pritet të miratohen sapo Parlamenti të hap dyret për këtë sesion pas një dakordësie që duket tashmë e arritë mes palëve politike.

Por Berisha pavarsisht prioritetit për votën e diasporës, ende nuk i ka qarta planet për të nisur takime me diasporën shqiptare.

“Nuk kam përcaktuar as axhdën e as vendin e parë që do të shkoj. ne në tërësi e bazojmë në shumësi takimesh.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!