Sërish infeksione të larta mes bluzave të bardha, rezultojnë pozitivë 9 të tjerë në 24 orët e fundit

schedule11:04 - 11 Qershor, 2020

schedule 11:04 - 11 Qershor, 2020

Nga 40 personel shëndetësor të testuar në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 9 prej tyre.

Sot është edhe dita me numrin më të lartë të infeksioneve që nga nisja e pandemisë, me 44 në total.

“Në 24 orët e fundit janë kryer 291 testime nga të cilat janë konfirmuar 44 raste pozitive, përkatësisht, 22 raste në Tiranë, 6 në Krujë, nga 4 raste në Durrës, Kamëz, Shkodër, 2 raste në Lushnje dhe nga 1 rast në Vlorë, Elbasan.

Rastet e konfirmuara janë kontakte të rasteve pozitive por edhe shume raste të reja që janë në hetim në Shkodër, Elbasan, Vlorë.

Nga 40 personel shëndetësor të testuar kanë rezultuar pozitivë 9 prej tyre, të gjitha kontakte, ndërsa janë shëruar 21 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve mbi 1 mijë që nga fillimi i epidemisë”, njofton ISHP./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!