Vazhdon të jetë tragjik bilanci i viktimave në Itali. Sipas të dhënave të publikuara nga departamenti i Mbrojtjes Civile në vend, vetëm brenda 24 orëve kanë ndërruar jetë 681 persona si pasojë e koronavirusit. Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave në vend rritet në 15,362.
Ndërsa, brenda ditës janë konfirmuar 4,805 raste të reja me Covid-19. Të infektuarit e rinj e kanë rritur numrin total në 124,632.
Edhe pse shifrat mbeten shqetësuese vihet re një ulje në numrin e të infektuarve dhe viktimave gjatë ditës së sotme. Të premten, numri i të infektuarve ishte 4,585, pra 220 raste më pak. Ndërsa numri i viktimave të premten ishte 766, pra gjatë ditës së sotme kanë humbur jetën 85 persona më pak.
Ekspertët besojnë se ka ardhur koha që kurba e epidemisë në Italinë e goditur rëndë nga koronavirusi të vijë tashmë drejt rënies. /abcnews.al/



