Sërish “ballë për ballë”/ Dëgjesa në komision e ambasadorit në Moskën e “ngrirë”

schedule15:11 - 18 Korrik, 2023

schedule 15:11 - 18 Korrik, 2023

Ishte një nëndetëse, që mbante emrin “Stuhia” që pas një periudhe të artë mes Tiranës e Moskës, ngriu marrëdhëniet dhe dy vendet u karakterizuan nga një luftë e ftohtë mes tyre.

Regjimit komunist i erdhi fundi dhe  Tirana e Moska nisën një periudhë të re mes tyre, duke vendosur marrëdhënie diplomatike me njëra-tjetrën.

“Historia e Shqipërisë më Moskën, është marrëdhëniet të ngrohta në të nxehta, e deri në të acarta kur u prishën marrëdhëniet, 45-61”

Por ndërsa kriza e nëndetëse është lënë pas në ujërat e Pashalimanit, sulmi rus mbi Ukrainën ka nxjerrë përpara të tjera sifda, sidomos për ata zyrtarë shqiptarë që shërbejnë atje. Genc Pecani është kandidati për ambasadorë në Moskë, që këtë të martë u dëgjua nga deputetët e Komisionit të Jashtëm.

“Aktualisht marrëdhëniet politiko-ekonomike mes Shqipërisë dhe Moskës janë në nivel më të ulët dhe kritik  që pas rivendosejs së tyre në ’91”

Qeveria shqiptare ka mbajtur qëndrime të fortë kundër Rursisë, që prej momentit që e sulmoi ushtarakisht Ukrainën, më 24 shkurt të 2022. Kjo edhe për shkak të pozicionit të saj, si drejtuese e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Shqipëtria është mes vendeve që kanë vendosur sanksione kundër Rusisë dhe parlamenti shqiptarë ka miratuar një rezolutë kundër saj.

“Eshte ndërprerë bashkëpunimi dy palësh dhe mundësia e konsultimeve publike, marrëdhëniet ekonomike, nënshkrimi i marrëveshje dy palëshe për kulturën arsimin etj, sikurse dhe është anuluar mbajtja e komisionit të ekonomisë si dhe pjesëmarrja e zyrtarëve dhe përfaqësuesve tanë që zhvillohen në Rusi dhe anasjelltas”

Në 2021 Shqipëria gjithashtu ka larguar si person non garat nje diplomat te ambasades ruse ne Tiranë. Dhe Shqipëria do të vijojë të ketë pozicion të palëkundër kundrejt Moskës, duke qëndruar krah vendeve aleate perëndimore, një gjë sfiduese për ambasadorin e ri.

“Ajo që do e karakterizoj posti  e ambasdorit në Moskë, rëndësinë e të qenurit solidare dhe përkrah kolëgeve të tjerë, përfaqësues të vendeve të tjera aleate e partnere në një front aspak të lehtë dhe kushte sfiduese, që kërkojnë kurajo, vendosmëri, ekuilibër përkushim”

Pas sulmit rus në Ukranë, shqippëria ka mbajtur qëdrime të frotë e të qarta nga tyrezat e Tiranës dhe ato të institcioneve më të larta europiane por dhe të organizmave të sigurisë dhe paqes.

Edi Rama është kryeministri shqiptar i pari që ka shkelur në Moskë, nën petkun e shefit të OSBE-së në 2020, në atë kohë për kërcënimet ruse në kufi me Ukraninën, në Dombas. (25 shkurt 2020)

Pika ndarëse megjithatë në cdo kohë mbetet Kosova. Edi Rama e këkroi njohjen nga Rusia të Pavarsisë së Kosovës, në konferencën e tij me Sergei lavror, ministrit të jashtëm rus.

Në një dimër të acartë, në dhjetor të 2002 ka qenë dhe Ilir Meta, si ministër I jashtëm, që ka shkelur tokën ruse.

Kosova në ato vite ishte në situatën kur Beogradi kërkonte të fuste Kosovën në kartën e re kushtetuese Serbi-Mal i Zi, një vendim ky i kundërshtuar ashpër nga shqiptarët.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!