Është padyshim një nga “bomberët” më të mirë, të paktën për momentin, në Apenine.
Talenti “kuqezi” Cristian Shpendi ka vijuar të gjejë rrugën e rrjetës në Serie B, teksa ka shënuar “perlën” e radhës këtë herë në fitoren 1-0, që skuadra e tij Cesena siguroi në “shtëpi” ndaj Sudtirol, në sfidën e vlefshme për javën e 12-të të kampionatit.
Shpendi kapi bukur një pasim të Ciofi dhe me një goditje potente dërgoi topin në rrjetën kundërshtare, për të filluar festën e 23,860 të pranishëm në “Stadio Dino Manuzzi”, duke i siguruar skuadrës së tij tre pikë tejet të vlefshme në garën për rikthimin mes skuadrave më elitare të futbollit italian.
Falë këtij rezulati, Cesena ngjitet në vendin e 4-t të renditjes, me 18 pikë dhe ndodhet në zonën e “play-off” për ngjitjen në Serie A, ndërsa skuadra e Sudtirol mbetet në vendin e 16-të të tabelës me vetëm 13 pikë. /i.m /abcnews.al