Serie A/ “Zonja” shpëton në fund, Juventus siguron barazimin e 4-t radhazi

schedule20:07 - 7 Dhjetor, 2024

schedule 20:07 - 7 Dhjetor, 2024

Të paktën arritën të shpëtonin një pikë.

“Bardhezinjtë” e Juventus sërish nuk kanë mundur të gjejnë fitoren, duke regjistruar barazimin e katërt radhazi dhe të tretin në kampionatin italian të futbollit, Serie A, këtë herë ndaj skuadrës së Bologna me rezultatin 2-2.

Të parët që morën avantazhin ishin “Kuqeblutë” emiljanë, të cilët realizuan dy gola fillimisht me anë të Dan Ndoye në minutën e 30’-të e më pas me anë të Pobega në të 52’-tën, për t’i lënë vendin golave të torinezëve vendas, të cilët ngushtuan fillimisht diferencën me anë të Koopmeiners në minutën e 62’-të e më pas barazuan gjithçka falë Mbangula në sekondat e fundit.

Falë këtij rezultati, Juventus ngjitet në kuotën e 27 pikëve dhe pozicionohet në vendin e 6-të, ndërsa Bologna ngjitet në kuotën e 22 pikëve dhe pozicionohet në vendin e 8-të. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!