Zërat e largimit të Ashley Young dhe sirenat zikaltër që e lidhin me një transferim tek ekipi i Antonio Contes, e kanë shqetësuar Manchester United. Kontrata e 34-vjeçarit përfundon në fund të sezonit, por klubi anglez dëshiron të vijojë bashkëpunimin me mbrojtësin e majtë.
The Sun raporton se drejtuesit e klubit janë gati t’i ofrojnë rinovimin me një vit lojtarit me eksperiencë. Young është pjesë e United prej vitit 2011, moment kur la Aston Villën për të vijuar karrierën në “Old Trafford”.
Young numëron 17 ndeshje aktivizim këtë sezon me United, teksa agjentët e tij po bisedojnë më klubin italian. Në Manchester nuk duan ta humbasin dhe kanë gati zgjatjen e kontratës, por fjala e fundit i takon lojtarit. /abcnews.al
BREAKING: Manchester United have offered Ashley Young a one-year contract extension in order to fend off interest from Inter Milan.
— Sky Sports News (@SkySportsNews) January 9, 2020

