Sezoni i ri i Serie A do të fillojë më 22 gusht dhe do të ketë tifozë në stadiume. Nënsekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Andrea Costa jep lajmin e mirë për Rtl 102.5, aty ku zbulon edhe detajet.
“Serie A? 22 gushti do të fillojë me 25% të tifozëve në stadiume. Kemi biseduar këtë mëngjes me ministrin Speranza dhe mund t’ua konfirmoj lajmin.
Sezoni i ri i Serie A do të fillojë me 25% të tifozëve. Në javët në vijim do të ketë një rritje graduale dhe progresive të përqindjes së tyre.
Na duhet maturi dhe ndjenjë përgjegjësie, gjëra që qytetarëve italianë nuk u kanë munguar kurrë“, deklaroi Andrea Costa. /abcnews.al