Serie A/ Roma nuk di të fitojë, “Verdhekuqtë” munden në transfertën e Verona

schedule19:56 - 3 Nëntor, 2024

schedule 19:56 - 3 Nëntor, 2024

Nuk po arrijnë dot të ruajnë ecurinë pozitive.

Pas fitores ndaj Torino në mesjavë u mendua se “Verdhekuqtë” e Roma do të nisnin një seri fitoresh të pasuar nga transferta e Verona, mirëpo në stadiumin “Marc’Antonio Bentegodi”, gjithçka ka shkuar keq për “Ujkonjat”, të cilat janë mundur nga vendasit me shifrat 3-2.

Djemtë e Ivan Juric arritën të rikthenin dy herë baraspeshën në një ndeshje të dominuar thuajse tërëisht nga vendasit me “fantazistin” argjentinas Matias Soule dhe “bomberin” ukrainas Artem Dovbyk, që shënuan në minutën 28’ e 53’, për të rihapur sfidën pas golave të Tengstedt e Magnanin, në minutat 13’ e 34’.

Megjitha, fitorja këtë të dielë dukej të ishte “rezervuar” për skuadrën e Verona, të cilët gjetën triumfit pas rrjetës së Abdou Harroui në minutën e 88’-të.

Falë këtij rezultati skuadra e Hellas Verona ngjitet në vendin e 12-të të tabelës, me 12 pikë, vetëm 1 më pak se “Verdhekuqtë” e Roma, të cilët duket se këtë sezon janë zhytur në një krizë të thellë dhe vetëm një “mrekulli” mund t’i shpëtojë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!