Serie A/ Napoli shkëlqen në “San Siro”, Kvara e Lukaku zhysin “Djajtë” e Milanos

schedule22:36 - 29 Tetor, 2024

schedule 22:36 - 29 Tetor, 2024

Dihej që do të ishte një sfidë spektakolare, që kur sheh emrat e skuadrave Milan e Napoli.

Dy “gjigantët” e futbollit italian përplasën “brirët” në mitikun e futbollit “San Siro”, në sfidën e vlefshme për javën e 10-të të kampionatit italian të futbollit, me “Blutë” e Napoli që arritën të merrnin fitoren pas dy golave në pjesën e parë.

Romelu Lukaku në minutën e 5’-të dhe Kvicha Kvaratskhelian në të 43’-tën ishin protagonistët absolut të mbrëmjes, ndërsa për vendasit rrugën e rrjetës e gjeti spanjolli Alvaro Morata me fillimin e pjesës së dytë, mirëpo pas një rishikimit të aksionit me sistemin VAR pozicioni i “iberikut” rezultoi jashtë loje .

Falë këtij rezultati, Napoli vijon të mbetet në vendin e parë të tabelës, duke u ngjitur në kuotën e 25 pikëve, 7 më shumë se ndjekësit më të afërt, Inter dhe 8 më shumë se Juventus, ndërsa Milan mbetet në vendin e tetë të tabelës me vetëm 14 pikë, pas 10-të javëve të para. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!