Përveç sfidës, Inter-Sassuolo, mbrëmjen e kësaj të mërkure do të zhvillohen dhe 2 përballje të tjera, të vlefshme për javën e 6-të të Kampionatit italian të futbollit, Serie A, ku premtohet spektakël i garantuar.
Kështu, në “Stadio Olimpico”, “shqiponjat” e Lazio do të presin, “demat” e Torino, në një përballje, ku Maurizio Sarri do të kërkojë “kthesën” e skuadrës së tij e për këtë arsye ka hedhur “më të mirët” në fushë, ku padyshim shumë emcionuese pritet të jetë përballje e sulmit, Immobile-Zapata.
Në krahun tjetër, kampionët në fuqi, të Napoli do të presin në “Stadio Diego Armando Maradona”, me tekniku Rudi Garcia, që do të kërkojë të “sheshojë” tensionet, teksa për këtë sfidë ka vendosur të hedhë në fushë të gjithë “yjet” e tij, me shpresën që Osimhen e Kvaratskheli, të zgjodhen nga “gjumi letargjik”. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare:
Napoli – Udinese
Lazio – Torino