Serie A/ Milan “bie” në transfertë, Parma shumë e fortë për “Kuqezinjtë” e Fonseca

schedule20:25 - 24 Gusht, 2024

schedule 20:25 - 24 Gusht, 2024

Nuk mund të kishte nisje më të keqe të sezonit.

Pas barazimit 2-2, përballë “Demave” të Torino, “Djajtë” e Milan kanë pësuar një tjetër shok në kampionat, teksa pasditen e kësaj të shtune janë mundur nga Parma, në sfidën e javës së dytë të Serie A, me rezultatin e ngushtë 2 me 1.

Sipari i golave u çel që në minutën e 2’-të, nga vendasit, me rumunin Denis Man, i cili dërgoi topin pas shpatullave të Maignan, për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij, avantazh, i cili u barazua përkohësisht nga Christian Pulisic në minutën e 66’-të.

Për të vulosur fitoren e Parma-s mendoi “fantazisti” 22-vjeçar, Matteco Cancellieri, me këtë të fundit që mund lehtësisht portierin Maignan, për të siguruar pikët e radhës, për skuadrën e tij.

Ndërkaq, në përballjen tjetër të pasdites, “Bardhekaltërit” e Lazio kanë zhgënjyer totalisht në “Dacia Arena”, teksa janë mundur bindshëm 2-1, nga “Bardhezinjtë” e Udinese, me dyshen Lucca- Thauvin, që shënuan nga një gol për të siguruar fitoren e parë të këtij sezoni. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!