Po kalojnë një formë fantastike dhe këtë e vërteton arritja e gjashtë fitoreve radhazi, ku katër prej tyre janë në kampionat.
“Bardhekaltërit” e Lazio kanë shkëlqyer sërish mbrëmjen e kësaj të diele, teksa kanë arritur të triumfojnë “Brianteo” ndaj skuadrës së Monza, me rezultatin minimal, 1-0, në sfidën e vlefshme për javën e 12-të të Serie A.
Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 36’-të të pjesës së parë, me anësorin e sulmit, Mattia Zaçagni që tundi rrjetën e vendasve pas një asisti të Guendouzi.
Falë këtij rezultati, Lazio ngjitet në kuotën e 25 pikëve po aq sa “Bergamaskët” e Atalanta, “Violët” e Fiorentina dhe “Blutë” e Napoli, teksa janë 1 pikë sipër Inter e Juventus, ndërsa Monza mbetet në vendin e parafundit me vetëm 8 pikë. /i.m /abcnews.al