Serie A/ Juventus fiton derbin, Weah e Yildiz i sigurojnë “Zonjës” 3 pikët ndaj Torino

schedule22:36 - 9 Nëntor, 2024

schedule 22:36 - 9 Nëntor, 2024

Juventus ka siguruar një fitore të madhe në “Derby della Mole”, teksa ka mundur në “Allianz Stadium”, rivalët e përjetshëm të Torino, me rezultatin e pastër 2-0, me përballjen e cila luhej në kuadër të javës së 12-të të Serie A.

Nga një gol në secilën pjesë mjaftuan për fitoren e djemve të teknikut Thiago Motta, teksa fillimisht ishte “fantazisti” amerikan Timothy Weah, i cili dërgoi topin në rrjetë në minutën e 18’-të, ndërsa “ylli” turk Kenan Yildiz “vulosi” gjithçka në minutën e 84’-t, pas një pasimi perfekt të portugezit Francisco Conceicao.

Falë këtij rezultati, skuadra e Juventus ngjitet në vendin e 3-të të tabelës, me 24 pikë po aq sa Inter i vendit të 2-të dhe 1 më pak se Napoli, ndërsa Torino mbetet në vendin e 12-të me 14 pikë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!