Ishte një fitore me goxha fat.
“Bardhezinjtë” e Juventus kanë triumfuar minimalisht në “Allianz Stadium”, duke siguruar kështu triumfin në sfidën e javës së tetë të Serie A, ndaj Lazio.
“Shqiponjat” kryeqytetase luajtën për më shuëm se 70 minuta më 10 lojtarë pas daljes me kartonin e kuq të mbrojtësit 29-vjeçar Alessio Romagnoli, megjithatë arriti të menaxhojë goxha mirë lojën deri në minutën e 85’-të, me mbrojtësin spanjoll, Mario Gila, i cili shënon një autogol duke i dhënë fitoren “Zonjës së Vjetër”.
Falë këtij rezultati, Juventus ngjitet në vendin e dytë të tabelës, me 16 pikë, po aq sa Napoli kryesues që do të ndeshet të dielën (nesër), me Empoli-n e Ardjan Ismajlit, ndërsa Lazio mbetet në vendin e 5-të me 13 pikë. /i.m /abcnews.al