Me nisjen e sezonit të fundit të “Game of Thrones”, në rrjetet sociale kanë nisur të vendosen edhe bastet se cili nga personazhet do të vdesë i pari dhe se kush do të triumfojë në finalen e shumëpritur të serialit të “HBO”-së.
Personazhi me më shumë mundësi që të jetë mbreti i Westeros doli Bran Stark, që sipas shumicës së të intervistuarve është kandidati më i mundshëm që të dalë si fitimtar, i ndjekur nga Jon Snow Daenerys Targaryen Sansa Stark e Gendry. Ndërsa personazhi me më shumë mundësi për të vdekur në film është Euron Greyjoy.
Klan Plus