Starti i Ramos-it me ekipin e tij të ri PSG ka qënë një mankth i vërtetë.
Mbrojtësi spanjoll nuk ka mundur ende të bëjë debutimin e tij me klubin francez pasi atë e kanë shoqëruar dëmtimet. Por mesa duket ky mankth ka mbaruar. Tashmë Ramos i është bashkuar ekipit duke kryer stërvitje me ta.
Ai më parë ka qënë duke u stërvitur në palestër vetëm apo në fushë i veçuar nga grupi thjeshtë për të mbajtur fizikun e tij të “nxehtë”. Sot, ai është paraqitur në seancat stërvitore me grupin e mbetur në Francë, pasi pjesa tjetër është larguar për të luajtur me kombëtaret e tyre përkatëse.
Tashmë debutimi i tij pritet të jetë shumë afër./h.ll/abcnews.al