Sergio Ramos pritet të mungojë në ndeshjen e 1/16 të finales së Ligës së Kampionëve të Paris Saint-Germain kundër Real Madridit në Parc des Princes më 15 shkurt, pasi mori një dëmtim në pulpë të enjten e kaluar.
PSG njoftoi se qendërmbrojtësi spanjoll nuk do të jetë në dispozicion të Mauricio Pochettino për përballjen e skuadrës në Coupe de France kundër Nice të hënën, më 31 janar.
“Sergio Ramos duhet të pushojë për një dëmtim të shkallës së ulët të muskujve në këmbën e tij të djathtë që ndodhi të enjten gjatë stërvitjes dhe do të rivlerësohet në mes të javës”, thuhet në deklaratën e PSG.
Neymar dhe Georginio Wijnaldum janë gjithashtu jashtë të dëmtuar, ndërsa Keylor Navas, Achraf Hakimi, Marquinhos, Angel Di Maria, Abdou Diallo dhe Idrissa Gueye janë të gjithë jashtë në detyrë ndërkombëtare./ h.ll/abcnews.al