Në javët e fundit po flitet shumë për të ardhmen e kapitenit të Real Madrid, Sergio Ramos. Spanjollit i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe deri më tani nuk ka patur asnjë sinjal për rinovimin e saj nga të dy palët.
Sipas raportimit të “Mirror”, lojtari ka vendosur të largohet nga Madridi dhe karriera e tij do të vazhdojë në Premier League. Mësohet se destinacioni i tij i preferuar është Manchester United, por nga gara për shërbimet e tij nuk përjashtohen as ekipe si Liverpool apo Manchester City.
Kontrata e 34-vjeçarit përfundon në 30 qershor dhe me shumë mundësi ai do të largohet me parametra zero nga Reali. Kujtojmë që presidenti Perez kërkon që Ramos të qëndrojë, por problemi qëndron tek ana ekonomike, ku Sergio kërkon rritje të pagës. /abcnews.al