Sergio Ramos është intervistuar nga kanalet zyrtare të UEFA-s përpara ndeshjes së sotme mes PSG-së dhe Bayern Munich. Mbrojtësi spanjoll foli në fillim për trajnerin e tij, Christophe Galtier.
“Ajo që del në pah është qenia e tij natyrale dhe përulësia me të cilën ka ardhur. Ai është një trajner që nuk gënjen kurrë, që të thotë gjërat hapur në fytyrë, gjë që është shumë e rëndësishme për mua. Përveç kësaj, fitoi me ekipet e tjera para se të bashkohej me PSG-në dhe fitoi përvojë të cilën ai ia transmeton skuadrës.
Ndeshja kundër Bayern Munich? Ata janë një nga skuadrat më të mira dhe mposhtja e tyre do të ishte një mesazh shumë pozitiv për t’i dërguar të gjithë botës. Për të fituar Champions League duhet të fitosh kundër më të mirëve.
Fillimi në Paris? Gjithçka ishte keq në fillim. Unë u dëmtova, luftova për t’u rikuperuar dhe përshtatur me sistemin e ri, skuadrën e re dhe trajnerin e ri. Në fillim pyesja veten nëse kam bërë zgjedhjen e duhur, por karriera ime është karakterizuar gjithmonë nga qëndrueshmëria dhe këmbëngulja”, është shprehur Sergio Ramos./ h.ll/abcnews.al