Sergio Ramos “i prekur” nga mos grumbullimi me kombëtaren e Spanjës

schedule12:52 - 20 Shtator, 2022

schedule 12:52 - 20 Shtator, 2022

Të premten e kaluar në Spanjë pritën me kërshëri listën e Luis Enrique për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Zvicres dhe Portugalisë.

Mediat raportuar se Sergio Ramos do të ishte pjesë e listës, pasi mbrojtësi ka arritur të kthehet në formë  dhe të aktivizohet me PSG dhe kësaj i shtohej edhe fakti së dy qendërmbrojtësit, Laporte dhe Martinez ishin të padisponueshëm.

Ramos ka që nga 31 marsi 2021 që nuk e ka veshur më fanellën e kuqe, dhe këtë herë priste që të ishte pjesë, por kur Enrique zbuloi listën, ish-lojtari i Madridit nuk ishte pjesë dhe kjo mësohet se ka e dekurajuar atë pasi e kishte ushqyer shpresën se do të rikthehej./abcnews.al