Sergio Ramos i habit të gjithë: Heq dorë nga Euro 2020, zbulohet shkaku

schedule16:57 - 21 Maj, 2021

schedule 16:57 - 21 Maj, 2021

Sergio Ramos nuk ka luajtur kurrë në Lojërat Olimpike. Për të plotësuar një ëndërr të tillë, kapiteni i Real Madrid është gati të heqë dorë nga pjesëmarrja në Euro 2020.

Lajmi i bujshëm vjen nga Spanja. El Chiringuito raporton se mbrojtësi i “Los Blancos”, i cili qëndron jashtë fushave për shkak të një dëmtimi.

Lojtari pritet të jetë gati në ditët e para të muajit qershor, teksa do të takohet këto ditë me Luis Enrique, trajnerin e kombëtares së Spanjës.

35-vjeçari do i kërkojë teknikut të mos e grumbullojë për Euro 2020, në mënyrë që të ketë kohë në dispozicion për të marrë veten nga dëmtimi.

Sergio Ramos e ka shprehur gjithmonë që ëndërron të luajë në Lojërat Olimpike, turne që këtë verë do të zhvillohet në Tokio të Japonisë (23 korrik-8 gusht). /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!