Sergi Roberto i qëndron “besnik” Barçës, pranon ulje të pagës

schedule21:50 - 25 Prill, 2022

schedule 21:50 - 25 Prill, 2022

Sergi Roberto ka vendosur të vazhdojë në “Camp Nou”. Kontrata aktuale e mesfushorit përfundon në fund të këtij sezoni, por lojtari do të pranojë ofertën e Barçës për të rinovuar edhe për një sezon, pavarësisht se ende nuk është bërë zyrtare.

Burime pranë lojtarit sigurojnë se rinovimi është i avancuar, por ka ende disa detaje për të diskutuar, ndërsa për Sergi Roberto ka pasur interesime nga Italia dhe Premier League, por oferta e fundit nga Barcelona ka bërë që lojtari të pranojë të qëndrojë në “Camp Nou”.

Roberto ka pranuar të ulë pagën e tij me 50 për qind. Por më në fund duket se mbizotëron synimi i lojtarit për të qëndruar edhe një herë në shtëpi nën komandën e Xavi Hernández , i cili tashmë e ka pranuar herë pas here se do të ishte i lumtur ta kishte lojtarin për sa kohë ai do të përshtatej me kushtet e dakorduara. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!